Sipas Forbes ja cilët janë 10 futbollistët më të paguar në botë për sezonin 2022-2023!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sipas Forbes ja cilët janë 10 futbollistët më të paguar në botë për sezonin 2022-2023!

Kampion i Botës në fuqi me Francën, yll i Paris Saint-Germain, një futbollist i cili pritet të dominojë skenën e futbollit botëror në 10 vitet e ardhshme. Falë paraqitjeve dhe golave të shënuar, Kylian Mbappé ia ka dalë të thyejë dominimin e Messi dhe Cristiano Ronaldo në botën e futbollit. Në pritje që të arrijë numrin e tyre të trofeve dhe golave, Mbappé i ka kaluar në një tjetër klasifikim – atë të futbollistit më të paguar në botë.

Sipas vlerësimeve të Forbes, në sezonin 2022-2023, futbollisti francez do të fitojë 128 milionë dollarë, 8 milionë më shumë se Messi dhe 28 milionë më shumë se Cristiano Ronaldo. Ky është një rezultat befasues nëse marrin në konsideratë që fenomeni argjentinas dhe ai portugez zënë dy vendet e para të klasifikimit që nga viti 2014. Kur Messi dhe CR7 kapërcyen pragun prej 100 milionë dollarësh, në 2018-n, ata ishin përkatësisht 31 dhe 33 vjeç. Mbappé ia doli që në moshën 23 vjeçare. Sipas vlerësimeve të Forbes, dhjetë futbollistët më të paguar në botë në këtë sezon pritet të fitojnë në total 652 milionë dollarë, një shifër në rritje me 11% krahasuar me 585 milionë të vitit të kaluar.

10 futbollistët më të paguar sipas Forbes – shifrat në milion dollarë

1. Kylian Mbappé

Të ardhurat totale: 128 milionë
Të ardhurat në fushë: 110 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 18 milionë

2. Lionel Messi

Të ardhurat totale: 120 milionë
Të ardhurat në fushë: 65 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 55 milionë

3. Cristiano Ronaldo

Të ardhurat totale: 100 milionë
Të ardhurat në fushë: 40 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 60 milionë

4. Neymar

Të ardhurat totale: 87 milionë
Të ardhurat në fushë: 55 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 32 milionë

5. Mohamed Salah

Të ardhurat totale: 53 milionë
Të ardhurat në fushë: 35 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 18 milionë

6. Erling Håland

Të ardhurat totale: 39 milionë
Të ardhurat në fushë: 35 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë

7. Robert Lewandowski

Të ardhurat totale: 35 milionë
Të ardhurat në fushë: 27 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 8 milionë

8. Eden Hazard

Të ardhurat totale: 31 milionë
Të ardhurat në fushë: 27 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë

9. Andrés Iniesta

Të ardhurat totale: 30 milionë
Të ardhurat në fushë: 25 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 5 milionë

10. Kevin De Bruyne

Të ardhurat totale: 29 milionë
Të ardhurat në fushë: 25 milionë
Të ardhurat jashtë fushe: 4 milionë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE