Mos ndoshta me postimin e fundit Efi Dhedhes ‘thumbon’ Kiara Titon?

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta me postimin e fundit Efi Dhedhes ‘thumbon’ Kiara Titon?

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

Së fundmi Efi ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit mund t’i drejtojnë pyetje të ndryshme e një ndër ta ka habitur, pasi ka shkruar thjeshtë “llull”. Efi i është përgjigjur ndjekësit me një video në Instastory, ku shumë prej fansave mendojnë se ka ‘thumbuar’ Kiara Titon, për shkak se “llulla” ishte termi që iu përdor më së shumti kësaj të fundit brenda në “BBV2”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen? Me anë të një ‘Ask-u’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE