Para se të niseni për plazh hidhini një sy motit, ja si paraqiten temperaturat për këtë të dielë (Harta)

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Para se të niseni për plazh hidhini një sy motit, ja si paraqiten temperaturat për këtë të dielë (Harta)

Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë.

Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.

Në intervale të shkurtra kohore breshër.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s. Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

Para se të niseni për plazh hidhini një sy motit, ja si paraqiten

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE