Shpat Deda si rrallëherë flet për partneren e tij në mënyrën më të veçantë

vovalbania June 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpat Deda si rrallëherë flet për partneren e tij në mënyrën më të veçantë

Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë.

Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…

A ka ndonjë këngë që Shpat Deda ia ka dedikuar partneres së tij, Blertës?

“Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti. Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj”.

Ka patur ndonjë rast që ke kthyer gjërat për të?

“Normal, nuk është vetëm pjesa që e kam afër dhe i marr mendimin ajo ka një shije shumë të zhvilluar, ka një prespektivë tjetër që është shumë e rëndësishme. Ka një prespektivë më të rafinuar se unë për disa gjëra artistike, mendimi i saj është shumë i vlefshëm për mua”.

Artisti gjithashtu ka zbuluar se edhe motra e tij luan një rol shumë të rëndësishëm në vendimet që ai merr dhe sigurisht konsultohet me të për të qenë edhe më i qartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE