Makina me targa serbe përplaset me trafikndarësen në Rrugën e Kombit/5 të plagosur!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina me targa serbe përplaset me trafikndarësen në Rrugën e Kombit/5 të plagosur!

Një aksident i rëndë u shënua në Rrugën e Kombit. Mëngjesin e sotëm, një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen e doli nga rruga në fshatin Gziq të Mirditës. Në automjet udhëtonin pesë anëtarë të së njëjtës familje, një çift bashkëshortësh me tre fëmijët e tyre.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Rrëshenit e paraprakisht mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor në vendngjarje nisi hetimet e dyshimet e para janë se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e automjetit e lagështira në rrugë. Familja e aksidentuar vinte në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës.

Aksidenti i sotëm pason atë një dite më parë në aksin Korçë-Pogradec, ku pranë fshatit Gurishtë të Maliqit u përplasën tre makina, drejtuesit e të cilëve mbetën të lënduar. Në njoftimin e policisë thuhej:

Në datë 05.08.2023, rreth orës 16.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A.SH., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K.A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor katër pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dje ishte një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu që përfshinë thuajse të gjithë territorin e vendit tonë e duke qenë se jemi në sezon pushimesh, plazhistët braktisën plazhet. Çadrat u mbyllën, por edhe shezlongët u boshatisën, ndërsa u pezullua lundrimi me mjete turistike e argëtuese pikërisht për shkak të detit me dallgë të përmasave të mëdha. Por, kishte dhe guximtarë që i sfiduan e hynë të laheshin në det.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49447 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE