Tragjedi në brigjet italiane në Lampedusa/Dy viktima e rreth 30 të zhdukur nga mbytja e dy varkave!

vovalbania August 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në brigjet italiane në Lampedusa/Dy viktima e rreth 30 të zhdukur nga mbytja e dy varkave!

Dy mbytje varkash me emigrantë u regjistruan në orët e fundit në brigjet e Lampedusas në Itali. Rreth 30 janë të zhdukurit. Fillimisht u fundos një mjet lundrues me 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve arritën të shpëtoheshin. Referuar dëshmive të të mbijetuarve, vetëm tre persona rezultojnë të zhdukur.

Në të dytën udhëtonin 42 vetë nga vendet e Afrikës sub-Sahariane dhe 14 prej tyre u shpëtuan. Dy trupa të pajetë të një gruaje e një fëmije vetëm një vjeç e gjysmë u gjetën, por 26 persona ende rezultojnë të zhdukur.

Varka e parë me 48 njerëz në bord ishte nisur nga Sfax-i në Tunizi. Ata kaluan disa orë në mes të detit, para se të diktoheshin nga forcat e Rojes Bregdetare, rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusas. Të mbijetuarit folën për tre të zhdukur: një grua e dy burra.

14 të mbijetuarit e varkës së dytë, e cila gjithashtu lundroi nga Sfax-i i Tunizisë prej të enjtes së kaluar, pretenduan se në nisje ishin 42 njerëz. 28 nuk ia dolën dhe prej tyre u gjetën dy trupa të pajetë.

Në përpjekje për të hedhur më shumë dritë për atë që ndodhi, hetuesit e Skuadrës Lëvizëse të Selisë së Policisë në Agrigento të Italisë do të përpiqen të dëgjojnë përsëri të mbijetuarit, shumica e të cilëve janë burra. Që të gjithë janë të shokuar.

Megjithatë, gjasat janë të mëdha që tragjeditë të kenë lidhje me detin shumë të trazuar nga kushtet jo të mira të motit, me erë të fortë.

Pikërisht për shkak të erës, një varkë e vogël me njëzet emigrantë u përplas me shkëmbinjtë në Ponente të Italisë, një ditë më parë. Zona shkëmbore, më shumë se njëqind metra e lartë bëri që të humburit të mbeteshin të bllokuar për një kohë të gjatë, pasi varkat e patrullës së Rojes Bregdetare nuk ishin në gjendje të afroheshin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE