Behrami flet sërish për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Behrami flet sërish për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi

Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare i cili luan për Zvicrën, ka folur në një intervistë për gazetën Blick edhe në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018 dhe festën e bërë nga futbollistët e tjerë shqiptarë me shqiponjë.

Xhaka e Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë por Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami për Blick.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE