Conference League/ Kundërshtarët e Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Conference League/ Kundërshtarët e Partizanit, Ballkanit dhe Strugës në “play-off”!

Partizani, Ballkani dhe Struga bënë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë. Tri skuadrat shqiptare kampione (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Nëse kualifikohen, skuadrat shqiptare do të mbërrijnë në fazën “play-off”, duke qenë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve. Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani, Ballkanit dhe Strugës. Duele që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

Partizani: me humbësin e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari). “Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Ballkani: ndaj humbësit të çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Struga: kundër humbësit të çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). Djemtë e Shpëtim Duros do të zhvillojnë takimin e parë në Ohër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE