Zbulohet për herë të parë në zemrën e njeriut mikroplastika e paketimeve të ushqimeve!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet për herë të parë në zemrën e njeriut mikroplastika e paketimeve të ushqimeve!

Për herë të parë në zemrën e një njeriu është zbuluar përmbajtje mikroplastike e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojëra. Grimcat, të cilat janë më pak se pesë milimetra të gjata i përkasin llojit të plastikës njëpërdorimshe, në këtë rast shishet dhe ambalazhet e ushqimit, që më pas lëshohen në ajër, ujë dhe ushqim. Ky zbulim u bë nga një ekip në Spitalin Anzhen të Pekinit në Kinë, i cili mblodhi mostra të indeve të zemrës nga 15 pacientë që i nënshtroheshin një operacioni në zemër, si dhe mostra gjaku të marra para dhe pas operacionit.

9 lloje plastike u gjetën në pesë lloje të indeve të zemrës. Dhjetëra deri në mijëra pjesë mikroplastike individuale u zbuluan duke përdorur një lazer dhe imazhe infra të kuqe, por sasitë ndryshonin midis pacientëve. Mikroplastika u gjet në të gjitha mostrat e gjakut dhe në indet e zemrës, me shkencëtarët që besojnë se ato janë thithur ose gëlltitur.

Në gjak, plastika mund të ngjitet në membranën e jashtme të qelizave të kuqe të gjakut dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen. Ato gjithashtu lidhen me zhvillimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe demencës, si dhe me problemet e fertilitetit.

Ky zbulim tronditës vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër studim arriti në përfundimin se një person thith çdo javë mikroplastikë me përmasat e një karte krediti. Shkencëtarët kanë zbuluar më parë mikroplastikë në mushkëri, trurin dhe gjakun e njerëzve të gjallë dhe të vdekur, por ende ekziston debati se nga se grimcat mund të hyjnë në trupin e njeriut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE