U kritikua për performancën në “Alpha Show”, reagon Stresi; publikon videon e papritur nga prapaskena

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kritikua për performancën në “Alpha Show”, reagon Stresi; publikon videon e papritur nga prapaskena

Stresi ishte një nga të ftuarit në “Alpha Show 2”, ku u ngjit fillimisht për të kënduar disa nga hitet e tij e më pas për të performuar me Noizyn këngën e tyre, ‘Medalioni’.

Mirëpo, një problem teknik ia vështirësoi punën duke bërë që performanca e tij mos të përshtatej me muzikë. Kjo shkaktoi goxha reagime në rrjet dhe nuk munguan as akuzat ndaj reperit.

Ky i fundit ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke publikuar një video nga prapaskena ku shihet duke rregulluar mikrofonin dhe kufjet. Por, që në përgatitje vihet re se ka patur diçka që nuk shkon.

“Tani, lehni si qenë, o ziliqarë. Por, nuk ka problem. Ju vazhdoni flisni, unë kam disa punë të tjera.”-shkruan ai duke e shoqëruar statusin me emojin e parave.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/1PbKP.mp4

Gjithashtu, menjëherë pas performancës Stresi kërkoi falje në mediat sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE