Loja e golfit mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të lëkurës, sipas studimit të ri!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loja e golfit mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të lëkurës, sipas studimit të ri!

Studiuesit në Australi zbuluan se mbi një e katërta e lojtarëve të rregullt të golfit janë diagnostikuar me kancer të lëkurës në një moment të jetës së tyre. Pas përshtatjes për faktorë të tjerë rreziku si mosha, seksi dhe statusi i pirjes së duhanit, ata zbuluan se lojtarët kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar se pjesa tjetër e popullsisë.

Ata thanë se ekspozimi i përsëritur në diell dhe mosmbajtja e mjaftueshme e kremit kundër diellit ishte ndoshta arsyeja e rrezikut më të lartë. Studiuesit nga Universiteti i Australisë Jugore në Adelaide analizuan informacionin shëndetësor nga një sondazh në internet i 336 lojtarëve, i cili filloi në 2018.

Aty përfshiheshin vetëm njerëzit që luanin golf të paktën një herë në muaj. Përgjigjet e lojtarëve u krahasuan me informacionin shëndetësor të pothuajse 16,000 australianëve në publikun e gjerë që kishin marrë pjesë në Anketën Australiane të Shëndetit, e cila zhvillohet çdo katër vjet.

Rreth 27 përqind e pjesëmarrësve të golfit ishin diagnostikuar me kancer të lëkurës në krahasim me shtatë përqind të popullsisë së përgjithshme. Pas përshtatjes për moshën, seksin, arsimin dhe statusin e duhanpirjes, lojtarët austriak kishin 2.4 herë më shumë gjasa të prekeshin nga kanceri i lëkurës sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk luanin golfi.

Autori kryesor i studimit Brad Stenner theksoi se është e mundur që lojtarët më të vjetër mund të jenë ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet (UV) të diellit përpara se të fillonin të luanin golf dhe vetëm tani po e përjetojnë ndikimin. Ai gjithashtu theksoi se ekipi i tij nuk ka mbledhur të dhëna që kanë të bëjnë me nivelet aktuale të ekspozimit ndaj rrezatimit UV (UVR).

Megjithatë, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë është një ‘shkak shumë i vërtetuar’ i kancerit të lëkurës, tha Stenner. Ai tha se ekipi i tij hulumtues gjeti “një rrezik dukshëm më të lartë, i cili ne besojmë se lidhet me ekspozimin e zgjatur në diell dhe/ose mospërdorimin e strategjive për mbrojtjen e lëkurës”.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE