Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët lihen në burg!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, ushtarakët lihen në burg!

Pas gjetjes së 125 bimëve kanabis të kultivuara në territorin e repartit ushtarak të Zall Herrit, Gjykata e Tiranës sot dha masat e sigurisë duke lënë në “Arrest me burg” shefin e Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullën, si dhe dy specialistët për zbulimin e për siguribë, Rustem Koçin e Gentian Zhurdën.

Gjatë seancës gjyqësore, bëhet e ditur se të dyshuarit u shprehën se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë e se nuk kanë shpërdoruar detyrën. Më tej theksuan se është e pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer. Në seancën me dyer të mbyllura, mësohet se avokatët e tyre theksuan se pa pasur akt ekspertimi, nuk mund të ngrihet asnjë aktakuzë.

Dy ditë më parë, policia njoftonte se në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe katër shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrastrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes urdhëroi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës në repartin ushtarak të Zall Herrit pas zbulimit të 125 bimëve kanabis. Në reagimin zyrtar thuhej:

Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE