Më shumë vizita mjekësore edhe në Vlorë! Shtohet fluksi i atyre që kërkojnë ndihmë

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më shumë vizita mjekësore edhe në Vlorë! Shtohet fluksi i atyre që kërkojnë ndihmë

Në spitalin e Vlorës ka fluks vizitash dhe shtrimesh që kanë nisur me ardhjen e sezonit turistik. Ngarkesa më e madhe është në repartin e urgjencës, ku në ditë numri i vizitave shkon në 125.

Krahas virozave në qarkullim, shefja e urgjencës në spitalin e Vlorës thotë se për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve kanë ndikuar edhe temperaturat e larta.

“Rastet më të shtuara janë gastro gastroenteritet, enteritet virale, gendjet febrile pastaj kuptohet rastet e të sëmurëve kronikë e karsiak, të gjitha si pasojë e rritjes së temoeraturave”- tha Lorena Arapaj, Shefe e repartit te urgjencës

Gjatë ditës, me shqetësime gastro interite, paraqiten mesatarisht rreth 50 pacientë prej të cilëve 10 shtrohen në spital.

“Ne na paraqiten 40-50 pacientë me sëmundje infektive, nga këta hospitalizojmë nga 8-10-12 pacientë. Janë pacientë që mund te jën paraqitur 2-3 herë me këto simptoma”- tha Lorena Arapaj.

Në spital janë paraqitur për ndih,ë shëndetësore edhe shumë pushues të huaj që ndodhen më pushime në bregdetin e Vlorës.

Mjekët këshillojnë shmangien e e qëndrimit në diell në oraret e drekës kur rrezet janë edhe më të forta, dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve gjatë ditës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE