Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe me alternime të herëpas’hershme e afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, por të dobta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit. Parashikohet mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim veriperëndim – verilindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era bëhet me shpejtësi 5-8 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama sjell pamje nga Parku Kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë. I kthyer në një oaz çlodhës e përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, Parku Kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, me vizitorë të shumtë në çdo periudhë të vitit.
Gjatë stinës së dimrit reshjet e dëborës e shndërrojnë parkun në një vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësuar qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është edhe një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të vitit 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh e konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Po ashtu kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE