Shuhet në moshën 58-vjeçare pas betejës me sëmundjen e rëndë DJ Casper!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 58-vjeçare pas betejës me sëmundjen e rëndë DJ Casper!

DJ Casper, i cili njihet më së shumti me hitin e tij “Cha Cha Slide”, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare. Kantautori, emri i vërtetë i të cilit është Willie Perry Jr, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në veshkë dhe mëlçi në vitin 2016.

Të hënën gruaja e Perryt, Kim, konfirmoi vdekjen e tij për mediat e huaja. Megjithatë, shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Perry më parë ndau me fansat se kishte probleme me të ngrënë dhe se po humbiste shumë në peshë. I ndjeri ishte njohur më së shumti për këngën “Cha Cha Slide”, e cila u publikua në vitet 90′ dhe asokohe ishte një hit i madh.

Reagimet qenë të menjëhershme nga fansat, publiku dhe nga të gjithë ata që punuan me të. Casper ka lindur më 31 maj të vitit 1971 në Chicago. Disa nga albumet e tij ishin “Let’s Do It, “Mr.C”, “Incidents” dhe “Illusion”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE