Ndotja akustike, procedohen dy menaxherë lokalesh në Tiranë!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndotja akustike, procedohen dy menaxherë lokalesh në Tiranë!

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy menaxherë lokalesh. Akuza ndaj tyre është për prishjen e qetësisë publike.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, dy menaxherët janë proceduar pasi në subjektet e drejtuara prej tyre është vënë muzikë e lartë përtej orarit të lejuar. Policia njofton se janë sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, dhe në një lokal në Vorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy menaxherët e lokaleve, shtetasit H. H., 24 vjeç, dhe F. M., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE