Delinda Disha, nënë për herë të dytë

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Delinda Disha, nënë për herë të dytë

Delinda Disha dhe partneri i saj, Eldo Disha, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Konstantin.

Bebushi ka lindur sot, më 10 gusht 2023 dhe Delinda ka publikuar foton ku shihet duke puthur djalin.

Origjina e emrit mendohet të rrjedhë nga gjuha latine dhe do të thotë “i fortë dhe i qëndrueshëm”, megjithatë në kultura të ndryshme merr kuptime të ndryshme.

Delinda njoftoi se ishte në pritje të ëmbël në mars, ku publikoi një foto familjare nga Roma.

Më parë, aktorja e humorit ka qenë shtatzënë me dy binjakë, të cilët fatkeqësisht i humbi.

Ajo tregoi dhimbjen në Instagram, duke u shprehur:

“Miq, dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart, si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq.”

Ajo u shpreh asokohe se së bashku me bashkëshotin, donin shumë ta zgjeronin familjen dhe se fatkeqësisht ndjesia e lumturisë u zgjati tre muaj.

“Më është dashur mbi një muaj të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam, e kam ngrënë veten me dhëmbë – në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin (djalin e saj) që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo (bashkëshorti) në mënyrë të padisktueshme, familja dhe motrat e mia, ja ku jam sot”.

Delinda foli hapur me ndjekësit për ndjesitë e saj, duke rrëfyer edhe një moment në karrierën e saj, kur pas humbjes së binjakëve, duhet të luante rolin e një nëne që humbte fëmijën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE