I armatosur, në Durrës kapet në flagrancë 36-vjeçari i rrezikshëm!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I armatosur, në Durrës kapet në flagrancë 36-vjeçari i rrezikshëm!

Një 36-vjeçar ra në prangat e policisë së Durrësit, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Arrestimi i tij në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Background”. Iu sekuestruan arma e zjarrit dhe municion luftarak. Nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për një aksident rrugor me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve.

Njoftimi zyrtar i Policisë Durrës: 

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët, si dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Background”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri për komunitetin, që lëvizin të armatosur.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi D.M., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa lëvizte me këmbë në lagjen nr.15 dhe gjatë kontrollit fizik të tij, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, të gatshme për qitje. Nga verifikimet ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim, pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit N.K., 56 vjeç dhe K.K., 22 vjeç (babë e bir), lidhje shoqërore të 36-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta dy shtetas shoqëronin shtetasin D.M., kur u kap nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49346 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE