I kërkuan 2 euro shtesë vetëm se i kishin prerë sanduiçin përgjysmë, klienti i zemëruar me restorantin italian!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I kërkuan 2 euro shtesë vetëm se i kishin prerë sanduiçin përgjysmë, klienti i zemëruar me restorantin italian!

Një turist që vizitoi Italinë u zemërua kur pa se i kishin përfshirë në faturë plot 2 euro vetëm se i kishin prerë sanduiçin përgjysmë. Burri, i cili donte të mbetej anonim, kishte porositur një sanduiç vegjetarian, me patate të skuqura në Bar Pace në Gera Lario. Ai nuk u ankua te menaxheri i restorantit, por shpejtoi të postonte një koment negativ në TripAdvisor.

“E pabesueshme, por e vërtetë”, shkruan burri një foto të faturës në TripAdvisor. “Kërkesat shtesë kanë një kosto”,-tha pronarja Cristina Biacchi për gazetën italiane La Repubblica. “Duhej të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe koha për t’i larë dyfishohej. Nuk ishte thjesht një sanduiç i thekur, kishte patate të skuqura brenda. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”,-tha ajo. Ajo gjithashtu vuri në dukje se klienti nuk u ankua apo kundërshtoi tarifën dhe sqaroi se do ta hiqte nga fatura, po ta dinte që do bënte kaq bujë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51047 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE