Këto 7 pyetje do ta forcojnë më tepër marrëdhënien tënde

vovalbania August 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Këto 7 pyetje do ta forcojnë më tepër marrëdhënien tënde

Nëse po kërkon që ta çosh lidhjen tënde në një nivel të ri dhe njëkohësisht t’i japësh shansin partnerit/es që të ‘zhvishet’ nga komplekset dhe të tregohet 100%, këto 7 pyetje të hyjnë në punë:

Cili është ai sekret që ende s’ma ke thënë?

Partneri/ja jo domosdoshmërisht duhet të të thotë çdo sekret të jetës së tij/saj që ju të keni një marrëdhënie të shëndetshme, ama, shkëmbimi i disa sekreteve krijon një lidhje më të fortë emocionale.

Sipas Caitlyn Paltsios, eksperte e marrëdhënieve: “Një ndër mënyrat më të mira që të zhvilloheni si çift është të dini sekretet e njëri-tjetrit”. Sigurisht, duhet të kesh parasysh që t’i japësh kohën, hapësirën dhe rehatinë e duhur personit tjetër.

Çfarë ke dashur të bëjmë, por për arsye të ndryshme s’e kemi bërë?

“Kjo është një pyetje intime dhe tregon se ti je një person i hapur ndaj mundësive”, thotë Paltsios. Gjithashtu, është një pyetje që tregon se si çift, jeni gati të eksperimentoni dhe të testoni barrierat dhe limitet e marrëdhënies suaj. Pyetja mund t’i referohet marrëdhënies seksuale dhe mund të zgjerohet edhe në aspekte të tjera.

Gjëja e preferuar që bëje kur ishe fëmijë?

Pyetjet që lidhen me fëmijërinë mund të jenë shumë personale për ca njerëz, por sipas Lesli Doares, terapiste çiftesh, një pyetje që nuk targeton traumat e mundshme, është një mënyrë shumë e mirë për ta njohur më mirë dhe për t’i zgjuar ndjesitë e nostalgjisë personit tjetër.

Çfarë do të ndryshoje në raportin tënd me prindërit?

Marrëdhënia që një person ka me prindërit tregon shumë për të. Ndryshe nga pyetja e mëparshme, kjo gërmon thellë në pasiguritë, pendesat dhe frikërat që personi ka përjetuar në fëmijëri. Edhe pse është një pyetje e vështirë, sërish zbulon mënyrën se si njerëzit ndihen me familjarët e tyre dhe se si mund ta shohin veten prind në të ardhmen, shpjegon Samantha Morrison, eksperte e qendrës “Glacier Wellness”.

Diçka që prindërit e tu s’e dinë për ty? 

Kjo pyetje mund të mos nxjerrë në pah ndonjë sekret të madh dhe të errët, por tregon shumë për personalitetin e personit, nëse ka pasur një marrëdhënie të hapur me prindërit, ka qenë një person rebel, apo edhe i keqkuptuar nga familjarët.

Beson te karma? 

Ndërsa kjo, është një mënyrë interesante se si mund të niset një bisedë, pasi tregon nëse partneri/ja është i/e ndërgjegjshëm/me për pasojat e veprimeve të tij/saj. “A beson te karma” është një pyetje që të çon në biseda të rëndësishme për besimet dhe vlerat e përbashkëta.

A ke ndonjë pendesë në lidhjet e mëparshme romantike?

Pyetja në fjalë të lidh më shumë me personin tjetër, sepse tregon për ëndrrat, kujtimet dhe shpresat që ky person ka. Thjesht, ki parasysh që ta bësh pyetjen kur partneri/ja të ndihet vërtet komod dhe të mos ‘overthink’ nëse personi tjetër zgjedh të mos përgjigjet për momentin.

Burimi: /Anabel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE