Studimi i ri për Groenlandën do t’ju habisë!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studimi i ri për Groenlandën do t’ju habisë!

Një analizë e re e një bërthame akulli të marrë nga shtresa e akullit të Greonlandës ka zbuluar se, deri në 416,000 vjet më parë, ishulli i Arktikut ishte shumë më i gjelbër se sot. Rezultatet përmbysin hipotezat e mëparshme sipas të cilave akullnaja kontinentale e Greonlandës, e cila mbulon 80% të ishullit për rreth 2 milion km², ka ekzistuar në dy milionë e gjysmë vitet e fundit.

“Ne po zbulojmë se shtresa e akullit është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike nga sa mendonim më parë,”-thotë Tammy Rittenour nga Universiteti Shtetëror i Utah. Ky zbulim, theksojnë studiuesit, zbulon se shtresa e akullit, më shumë se 3000 metra e trashë në disa vende, nuk është aq e qëndrueshme sa duket.

“Ne gjithmonë kemi supozuar se shtresa e akullit ka mbetur pak a shumë e njëjtë për rreth dy milionë vjet e gjysmë, por hetimi ynë tregon se akulli u shkri mjaftueshëm për të lejuar që myshku, shkurret dhe insektet të rriteshin gjatë një periudha ndërglaciale e quajtur Faza 11 e Izotopit Detar, midis 424,000 dhe 374,000 vjet më parë”,-thotë Rittenour.

Kjo shkrirje ka shkaktuar të paktën një metër e gjysmë rritje të nivelit të detit në mbarë botën. “Ishte një periudhë jashtëzakonisht e gjatë ngrohjeje me nivele mesatarisht të larta të dioksidit të karbonit në atmosferë. Gjëja alarmante e këtij zbulimi është se nivelet e sotme të CO2 janë 1.5 herë më të larta se atëherë”,-shpjegon shkencëtari.

“Edhe nëse njerëzit do të ndalonin papritmas aktivitetet që kontribuojnë në emetimet e gazeve serrë, ne do të kishim përsëri nivele të larta të CO2 për qindra, ose ndoshta edhe mijëra vitet e ardhshme. Një degradim i ngjashëm në ditët tona do të kishte implikime për të gjithë globin dhe do të ishte veçanërisht shqetësues për mega qytetet tona bregdetare, ku banon një pjesë e madhe e popullsisë së botës”,-thekson Rittenour.

Hulumtimi i ekipit është një vazhdim i atij që filloi disa vite më parë kur shkencëtarët gjetën mostra të mbledhura nga një projekt ushtarak i Luftës së Ftohtë.  “Ne kemi shumë pak mostra nga poshtë shtresës së akullit të Groenlandës sepse shumica e misioneve të shpimit ndalojnë kur arrijnë në bazën e akullit. Kështu, këto sedimente të Camp Century të analizuara sot përfaqësojnë një kapsulë unike dhe të pacenuar të kushteve të Groenlandës”,-përfundon Rittenour.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50670 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE