Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, pranga babait e djalit!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, pranga babait e djalit!

Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, i magazinonin në subjektin e tyre në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, për t’u shpërndarë në disa pika shitjeje, dy të arrestuar e një i proceduar në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit të koduar “Next”, në pranga ranë një 58-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeç, të cilëve iu sekuestruan mallra të ndryshëm, të dyshuar kontrabandë. Një 24-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë pasi ishte në rolin e shpërndarësit.

Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Next”.

Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë dhe i magazinonin në subjektin në administrim prej tyre, vihen në pranga dy shtetas (babë e bir). Procedohet penalisht në gjendje të lirë, një punonjës i këtij subjekti. Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve SH.A., 58 vjeç dhe E. A., 29 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.A., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit SH.A., dhe E.A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A.A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE