“Do të ketë rivalitet”, Luiz Ejlli opinionist i BBV 3 krah Zhaklin Lekatarit?

vovalbania September 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do të ketë rivalitet”, Luiz Ejlli opinionist i BBV 3 krah Zhaklin Lekatarit?

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari.

Ajo ka folur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij ‘reality show’.

A do të donte sërish ajo të ishte në këtë pozicion? Po nëse krah saj do të ishte Luiz Ejlli dhe jo Arbër Hajdari?

E pyetur se cfarë do të ndodhte nëse ajo dhe Luizi do të ishin në rolin e opinionistëve, Zhaklina tha:

Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore. Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe. Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt. Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.

A do ta përballonte Zhaklina edhe një “Big Brother VIP” tjetër?

Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngajrjet, mendoj se ia dola mirë. Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia. Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t;ja heq vetes sime.

Ndërsa, pasi u pyet nëse do t’i ofrohej të bëhej pjesë e BBV 3 si banore, Zhaklina tha:

Jo, nuk do të pranoja. Më shqetëson fakti që je e mbyllur. Nuk do hiqja dorë nga liria. Pastaj është një eksperiencë e vështirë, që ty të duhet kohë për ta rikuperiar veten.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE