Turistët ankoheshin se nuk mund të flinin nga zhurma e këmbanave, qyteti italian merr vendimin drastik pas 500 vitesh!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistët ankoheshin se nuk mund të flinin nga zhurma e këmbanave, qyteti italian merr vendimin drastik pas 500 vitesh!

Banorët e një qyteti italian u ankuan se nuk mund të flinin pasi këmbanat e kullës së kishës, të cilat binin prej 500 vitesh, u “heshtën” brenda natës me kërkesë të turistëve. Qyteti i Pienzas në Toskanë, i listuar në UNESCO, është i famshëm për ndërtesat e tij të shekullit të 15-të, si Katedralja Pienza dhe Pallati Piccolomini, rezidenca verore e Papa Pius II.

Kulla e sahatit të kishës dikur binte çdo 30 minuta. Por pas një sërë ankesash të turistëve se këmbanat nuk i linin të flinin, u mor vendimi për t’u heshtur nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit. Ankesat erdhën nga turistë të huaj që qëndrojnë në bujtina, veçanërisht në verë, kur ata kanë më shumë gjasa të lënë dritaret hapur gjatë natës. Manolo Garosi, kryebashkiaku i Pienzas, u shpreh:

Kemi marrë ankesa nga disa pronarë të bujtinave. Ata ishin kryesisht nga pronat që janë afër sheshit kryesor dhe për këtë arsye afër këmbanave.

Edhe pse kjo lëvizje qetësoi turistët, jo të gjithë vendasit janë të kënaqur me vendimin. Disa pretendojnë se këmbanat janë “pjesë e strukturës së qytetit”, ndërsa të tjerë thonë se e kanë të vështirë të flenë pa tingujt e rregullt që janë mësuar të dëgjojnë gjatë gjithë jetës së tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE