SHBA, të paktën 6 të vrarë nga zjarret në Hauai!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, të paktën 6 të vrarë nga zjarret në Hauai!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një zjarr që një ditë më parë filloi në qendër të ishullit Maui të Hauait, u përhap me shpejtësi duke shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, si dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Mësohet se flakët shkatërruan dhjetëra shtëpi e biznese në një qytet historik turistik. Një numër i banorëve në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar prej tyre.

Zjarri ka përfshirë edhe qendrën tregtare të qytetit Lahaina, një zonë popullore me shumë restorante. Lajmin e dha zëdhënësja e Qarkut Maui, Mahina Martin.

Në fotot e publikuara nga zyrtarët e qarkut gjatë natës, shihet një linjë flakësh mbi ndërtesat në qendër të qytetit, të themeluar në vitet 1700, i cili është në Regjistrin Kombëtar të Zonave Historike. Një video e xhiruar nga ajri pas lindjes së diellit tregon ndërtesa të lagjeve të tëra të shndërruara në hi e tym të dendur.

“Mos shkoni në Lahaina Town!”, theksohej në një postim të qarkut Maui në X, disa orë përpara se të gjitha rrugët brenda e jashtë komunitetit më të madh të pjesës perëndimore të ishullit të mbylleshin për të gjithë, përveç personelit të emergjencave. Më shumë se 2 mijë e 100 vetë e kaluan natën në qendrat e evakuimit.

Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi se uragani Dora, që po kalonte në jug të ishullit në një distancë të sigurt prej 805 kilometrash, pjesërisht ishte shkaktar i erërave të forta që arritën shpejtësinë prej 97 kilometrash në orë. Ato shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike, lëkundën shtëpitë e detyruan ndërprerjen e fluturimeve të helikopterëve që përdoreshin për shuarjen e zjarreve.

Dy ditë më parë, Roja Bregdetare shpëtoi 14 persona, përfshirë dy fëmijë, të cilët ishin hedhur në oqean për t’iu shmangur zjarrit e tymit.

“Zjarret sollën vdekjen e gjashtë personave në ishullin Maui”, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Lahaina, Richard Bissen Jr.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE