Adrola Dushi flet gjerë e gjatë për Capital T!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e humbisni! Adrola “e djeg” me këngën e Capital T (VIDEO)

Capital T, po mban koncertin e tij të karrierës sonte në qytetin e lindjes, Prishtinë.

“Time Capsule II” vjen pas një suksesi të jashtëzakonshëm që pati edicioni i parë i këtij koncerti në Tiranë.

Për koncertin e shumëpërfolur, Capo është mbështetur nga një numër i madh emrash të njohur, në një festë private që organizoi pak ditë më parë në Prishtinë.

E ftuar sigurisht ishte edhe Adrola Dushi. E njëjta tha se nuk do të mungojë edhe në tribunat VIP në koncertin e sotëm, duke brohoritur në mbështetje të reperit.

“Sigurisht që po [do të jem pjesë e koncertit], duke ulëritur, duke bërë tifo për këngëtarin”, tha modelja.

E pyetur për lidhjen e saj me Trimin, Adrola tha se e ka cekur shumë herë që është një fanse e madhe e tij, si artist, por mbi të gjitha si njeri.

“E kam thënë që jam fanse edhe e Capitalit si artist edhe e Trimit, sidomos e Trimit por edhe e Capital-it shumë”, tha Adrola.

Ndërsa, kur erdhi te pyetja e këngës së preferuar, ajo tha se nuk bën dallime pasi thuajse të gjitha këngët e publikuara nga ai, hyjnë në listën e saj të preferencave.

“Më kanë pyetur shumë se cila këngë e Capital T më pëlqen më shumë. Më pëlqejnë shumë këngë të tijat. Por nuk po veçoj as këtu, këngën e fundit po zgjedh, ‘Malli më ka marrë’”, tha Adrola.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50668 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE