Vuçiç pret të takohet me Putinin në Kinë!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç pret të takohet me Putinin në Kinë!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç planifikon të vizitojë Kinën në tetor, ku mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi agjencia ruse TASS, duke iu referuar deklaratës së Vuçiç të bërë gjatë një daljeje televizive.

“Deri në fund të vitit pres bisedime serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë shumë, shumë të rëndësishëm. Në tetor do të bëj një vizitë të rëndësishme në Kinë. Pyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë atje, sepse pritet edhe ardhja e presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiç të enjten në mbrëmje në TV Happy.

Presidenti i Republika Srpska,Milorad Dodik ka deklaruar se ai gjithashtu priste të vizitonte Kinën dhe të takohej me Putinin atje këtë vjeshtë.

Vizita e Putinit në Kinë është planifikuar për në tetor, kur Kina do të presë forumin “Një brez, një rrugë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE