Lukashenko bën thirrje për marrëdhënie më të mira me BE-në!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lukashenko bën thirrje për marrëdhënie më të mira me BE-në!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është i njohur për retorikën e tij luftarake, por në një takim me krerët e sektorit të aviacionit sot në Minsk ai pati një ton shumë më pajtues kur fliste për Perëndimin.

Ai u tha të mbledhurve në aeroportin kombëtar se donte të ruante marrëdhëniet me anëtarët e Bashkimit Evropian, raportoi RIA Novosti.

“Ne jetojmë kryesisht në kurriz të Lindjes – Rusisë, Kinës. Por ne nuk duhet të harrojmë Perëndimin e teknologjisë së lartë,” tha ai.

“Ata janë afër, ata janë fqinjët tanë – Bashkimi Evropian – dhe ne nuk mund t’i humbim marrëdhëniet me ta.”, shtoi lideri bjellorus.

Ndërkohë, në njoftimin e saj të përditshëm mbi sulmin rus ndaj Ukrainës, ministria britanike e Mbrojtjes tha se “ka shanse reale” që një numër i vogël trajnuesish nga të grupit mercenar Wagner të jenë të pranishëm gjatë stërvistjes së trupave bjelloruse në rajonin Grodno, në veriperëndim të Bjellorusisë, pranë kufurit me Poloninë dhe Litaninë.

Sipas njoftimit, ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se stërvitja në zonën e Grodnos “synon të përfshijë mësimet e nxjerra nga ushtria ruse në Ukrainë” duke shtuar se ka të ngjarë se trupat e Wagnerit të veprojnë si trajnues gjatë stërvitjes.

Zyrtarët ukrainas njoftuan gjithashtu se të enjten, në qytetin e Zaporizhias, në Ukrainë, një raketë ruse goditi një hotel ku kanë qendruar shpesh anëtarët e personelit të Kombeve të Bashkuara, duke shkaktuar një të vdekur dhe 16 të plagosur.

Koordinatorija për çështjet humanitare për Ukrainën, Denisë Brown I konfirmoi agjenisë së lajmeve Reuters se personeli i Kombeve të Bashkuara qendronte shpesh në hotelin Reikartz, kur udhëtonte për punë në këtë qytet.

Mes të plagosurve ishin edhe 4 fëmijë,

Të enjten në mbrëmje, marina ukrainase tha se kishte nisur përdorimin e një “korridori humanitar” të përkohshëm dhe se anijet e para pritet të lundrojnë përmes tij për çështje ditësh. Njoftimi vjen pasi muajin e kaluar, Rusia u tërhiq nga marrëveshja që lejonte Ukrainën të eksportonte grurë përmes porteve në Detin e Zi.

Zyrtarët ukrainës thanë se korridori do të përdoret për anijet e saj tregtare që janë bllokuar në portet ukrainase, për prodhimet e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE