Hetime për tre pengjet e vrarë gabimisht nga ushtria izraelite!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hetime për tre pengjet e vrarë gabimisht nga ushtria izraelite!

Tre pengjet izraelite të vrarë gabimisht në Gaza prej ushtrisë së Izraelit ishin duke mbajtur një flamur të bardhë, sipas një hetimi paraprak për ngjarjen e ndodhur në një zonë të luftimeve intensive, ku veprojnë militantë të Hamasit.

Një ushtar i pa pengjet disa metra larg zonës ku ishte e pozicionuar ushtria. Ata ishin pa bluza dhe mbanin në duar një copëz të bardhë. Ushtari është ndjerë i kërcënuar e qëlloi me armë. Ai u shpreh se ata janë terroristë dhe ushtarët e tjerë qëlluan gjithashtu.

Personi i tretë u plagos dhe u dërgua në një qendër të afërt shëndetësore ku bëri thirrje për ndihmë në gjuhën hebraike.

Komandanti i batalionit kërkoi menjëherë ndalim të luftimeve, por kishin nisur sulme të tjera dhe personi i tretë ndërroi jetë.

Tre pengjet, ushtria i identifikoi si Yotam Haim e Alon Shamriz nga komuniteti Kfar Aza e Samer Talalka, i komunitetit Nir Am.

Protesta në Tel Aviv

Qindra vetë protestuan mbrëmë në Tel Aviv, pas lajmit se ushtria izraelite vrau gabimisht tre persona. Protestuesit mbanin pankarta e ndezën qirinj, teksa marshuan drejt bazës ushtarake në Tel Aviv duke i kërkuar qeverisë Netanyahu të negociojë marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetur.

Vdekjet u raportuan dje kur një zyrtar i lartë amerikan tentoi t’i bindë izraelitët që sa më shpejt të ulin intensitetin në luftën me Hamasin. Gabimisht, ushtarët menduan se tre izraelitët përbënin kërcënim e gjuajtën kundër tyre.

Nuk dihet nëse viktimat i kishin ikur pengmarrësve apo qenë braktisur. Ende nuk i dimë të gjitha detajet, mbi mënyrën si kanë shkuar në atë zonë. Ushtria shpreh pikëllim të thellë dhe situata po hetohet.

Prej marrjes së pengjeve nga Hamasi, kjo temë dominon debatin publik në Izrael. Familjarët kanë bërë fushata të fuqishme duke kërkuar që qeveria të negociojë kthimin e tyre. Protesta në solidaritet me pengjet dhe familjet e tyre mbahen gati çdo ditë në Izrael.

Shpesh, liderët politikë dhe ata ushtarakë të Izraelit kanë deklaruar se lirimi i të gjitha pengjeve është qëllimi kryesor i luftës, bashkë me shkatërrimin e Hamasit, organizatës radikale palestineze të shpallur “terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE