Dy të proceduar në Tiranë për lojëra fati e muzikë të lartë në lokal!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy të proceduar në Tiranë për lojëra fati e muzikë të lartë në lokal!

Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati. Blutë morën informacione se ato gjendeshin në magazinën një lokali, në rrugën “Besim Imami”. Një 24-vjeçar me banim në Malin e Zi u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi zyrtar:

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara se në një lokal në rrugën “Besim Imami”, një shtetas mbante makineta për lojëra fati, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dyshuar.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A.M., 24 vjeç, banues në Malin e Zi.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, procedohet penalisht një 39-vjeçar në Tiranë. Në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, efektivët konstatuan muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. Menaxheri po hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë konstatuan muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e lokalit, shtetasin F.M., 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

39-vjeçari ka prishur qetësinë publike duke lejuar muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE