Nuk është Kate Middleton, ja kush konsiderohet tani si gruaja e veshur më mirë në Angli!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është Kate Middleton, ja kush konsiderohet tani si gruaja e veshur më mirë në Angli!

Shumëkush do të mendonte se për sa i përket modës, është Kate Middleton ajo që mund të konsiderohet si ikonë në Britaninë e Madhe, por këtë herë këtë titull e ka marrë një tjetër person. Akshata Murty është vajza e një prej njerëzve më të pasur në Indi dhe bashkëshorte e kryeministrit britanik Rishi Sunak. Ajo është shpallur gruaja e veshur më mirë në Angli nga revista “Tatler”.

Stili i saj është përshkruar si jashtëzakonisht i rafinuar, klasik dhe femëror, ndërsa veshjet e saj janë shembulli më i mirë i nocionit ‘luks i qetë’. Akshata thotë se ka qenë e dashuruar me modën që kur ishte fëmijë, madje ajo filloi markën e saj të modës, “Akshata Designs”, në 2011. Idetë për krijimet e saj i gjen në rrugët e qyteteve në SHBA dhe në Indi. Murty shprehet:

Edhe si vajzë e vogël i kam dashur veshjet. Nëna ime, një inxhiniere, ishte gjithmonë konfuze se përse do të shpenzoja kaq shumë kohë duke krijuar veshje të ndryshme. Mblodha një përzierje eklektike të gjërave të çuditshme që gjeta në rrugët e Mumbait dhe Los Angelesit, si dhe disa pjesë themelore. I kombinoj ato me copa fantastike nga dyqanet vintage dhe me fustane të lehta nga Alexander Wang.

Murty shkoi në “Fashion Institute of Design and Merchandising” në Los Angeles, ku perfeksionoi njohuritë e saj të modës. Akshata është vajza e njeriut të gjashtë më të pasur në Indi, miliarderit N.R. Narayana Murty, që është bashkëthemelues i kompanisë së suksesshme IT Infosis. Edhe revista indiane “Times” e shpalli atë një nga sipërmarrësit më të mirë të Indisë.

Akshata ka punuar në financa dhe marketing për shumë vite, por ajo e la atë fushë dhe iu drejtua dashurisë së saj të madhe, dizajnit të modës. Ajo sot drejton shtëpinë e modës “Akshata Designs”, dhe siç thotë, për të nuk ka rëndësi fitimi, sepse biznesin e drejton nga dashuria e pastër. Ekspertët e modës thonë se stili i Akshata është në gjurmët e legjendares Jackie Kennedy. Edhe pse ajo nuk mban kapele apo perla si ajo, kombinimet e saj të modës janë një shembull i bukur i stilit bashkëkohor me një prekje personale.

Akshata doli në qendër të mediave kur filloi të shfaqej në publik me veshje shumë të shtrenjta. Por kur ajo dhe bashkëshorti i saj u kritikuan për këtë, Akshata bëri një ndryshim në modë. Tani më së shumti shfaqet në disa gjëra më të lira, por me shumë shije. Raporte të shumta pretendojnë se Akshata Murty është shumë më e pasur, madje edhe më e pasur se mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria e saj totale është 1.2 miliardë dollarë. Kjo e bën këtë grua indiane më të pasur se familja mbretërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE