“Ishalla po ngel sakate”- Komenti i rëndë i ndjekëses për Kiarën në shtatzëni, reagon moderatorja

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ishalla po ngel sakate”- Komenti i rëndë i ndjekëses për Kiarën në shtatzëni, reagon moderatorja

Kiara Tito është padiskutim një personazh që ka krijuar një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku shqiptar që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV, por mesa duket edhe ajo i duhet që hera herës të përballet me komente negative në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka treguar se ka bërë disa masazhe për dhimbjen që ndjen në kurriz gjatë kësaj periudhe shtatzanie, mirëpo një përdorues i rrjeteve sociale i ka shkruar në privat, duke e mallkuar atë.

“Ishalla po ngel sakat”, shkruan ndjekësi i saj, koment të cilin Kiara e ka publikuar në Instastory, duke shkruar: “Ja për këto e kam fjalën. Kështu është kur iu jepet mundësia të ndiheni Zot para një tastiere. Sa gjynah, njerëz bosh!” 

Për më tepër, ky koment nga ndjekës erdhi fill pas reagimit të Kiarës lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Durrrësit, ku një nënë e 4 fëmijëvë vrau veten pasi koleget e saj, i kishin hapur një llogari në TikTok, ku e tallnin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49516 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE