E ftuar nga Rama, kryeministrja e Italisë Meloni, nesër vizitë private në Vlorë

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ftuar nga Rama, kryeministrja e Italisë Meloni, nesër vizitë private në Vlorë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën të hënën. Lajmi është bërë i ditur nnga burime pranë autoriteteve vendore. Sipas një informacioni paraprak, thuhet se ajo mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

Nuk dihet ende qellimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interest ë lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministri e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”

Pyetjes a Giorgia është trashëgimtare e Berluskonit?

“Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti” tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE