I dogji “Ferrarin” Noizyt, zbulohet kush është autori: Ma pagoi një këngëtar i njohur

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dogji “Ferrarin” Noizyt, zbulohet kush është autori: Ma pagoi një këngëtar i njohur

Personi në foto është i riu që akuzohet se i ka djegur makinën tip “Ferrari” reperit të njohur Noizy.

Siar Konti është kapur nga kamerat e sigurisë teksa shkonte në vendin e ngjarjes për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar.

Siar Konti

Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Makina ishte parkuar pranë lokalit në lagjen nr.1 në Durrës, e njohur si zona e Currilave.

Në dëshminë e tij, Konti ka thënë se është paguar 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) për ta djegur makinën.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme.”

Në njoftimin e policisë së asaj dite u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Seit Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet me vrap hipur në një biçikletë.

Denoncimi u bë nga një tjetër person ndaj policia në njoftimin fillestar vendosi emrin e tij si autor. Nga hetimi doli më pas se pronar ishte babai i Noizyt dhe makina në fakt ishte e vetë Noizyt.

Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit./

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47621 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE