Lottie Moss e cilëson industrinë e modelingut abuzive për shkak se…

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lottie Moss e cilëson industrinë e modelingut abuzive për shkak se…

Lottie Moss zbuloi anën e errët të modelingut teksa ndau me të gjithë se ndihej shumë e kontrolluar gjatë kohës së saj që ka qenë në këtë ndustri. 25-vjeçarja, e cila është gjysmë motra më e vogël e supermodeles Kate Moss, rrëfeu vështirësitë e industrisë së modelingut dhe arsyen pse ajo u largua për të ndjekur OnlyFans.

Ajo tha se u përball me presione për të ruajtur një imazh publik, gjë që u kthye në një luftë të vetën pasi modelja u detyrua dhe gjithçka i krijoi një presion shumë të madh psikologjik.

Më është dashur gjithmonë të jem në një mënyrë të caktuar, me një madhësi të caktuar të belit dhe të ijeve. Kam pasur një trajner personal dhe dieta ushqimore. Nuk më lejohej të bëja gjëra me flokët e mi që nuk ishin miratuar nga ekipi. Unë nuk lejohesha të takohesha me njerëz të caktuar.

Si rezultat, Moss zbuloi se ajo filloi rë konsumonte lëndë narkotike dhe alkool për të përballuar dhimbjen.

Jeta ime ishte shumë e kontrolluar. Do të shkoja në këto xhirime dhe qaja më parë, pastaj do ta bëja dhe do të pretendoja se isha e lumtur. Nuk e dija sa në depresion isha, sepse e shty aq poshtë dhe e mbulua me substanca dhe alkool.

Modelja shtoi se kur vendosi të largohej, u ndje e “humbur” se si dukeshin hapat e ardhshëm në karrierën e saj.

Kur e lashë modelingun në vitin 2021, nuk kisha asnjë agjenci që të më thoshte se çfarë të bëja. Kur kjo ndodh që në moshë kaq të re, atëherë jeni duke menduar me vete: ‘Çfarë do të bëj tani?’ Isha kaq e humbur dhe fillova të shkoja në një rrugë vërtet të keqe dhe të shoqërohesha me disa njerëz vërtet të këqij. Shkova në rehabilitim dhe ishte ajo që më duhej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE