Merr flakë “Range Rover”, shpëton shoferi! Trafik i rënduar në aksin Vlorë-Fier

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr flakë “Range Rover”, shpëton shoferi! Trafik i rënduar në aksin Vlorë-Fier

Në aksin rrugor Vlorë-Fier, një makinë ka marrë flakë në lëvizje, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Referuar burimeve zyrtare, zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike ku për pasojë është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të I. C., banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, e ndërsa kjo ka shkaktuar për rreth një orë edhe një trafik të rënduar në zonë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në aksin rrugor Vlorë-Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit I. C., banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE