Mozzik e pranon që ka qenë i varur nga lëndët narkotike

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi epik i Mozzik kur fansi i tij shan partnerin e ri të Loredanës (Video)

Reperi Mozzik është shprehur me ndjekësit për herë të parë rreth varësisë që ka patur ndaj substancave narkotike.

Mbrëmjen e kaluar, përmes postimeve në InstaStory ai tregoi se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga këto lëndë.

Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë, e një prej tyre ishte profesioni që ka, por Mozzik falenderon Zotin që ia doli të hiqte dorë nga kjo varësi.

“Kam 6 vite që kam hequr dorë nga droga. Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem krenar për veten.

Sigurisht, ishte rrugë e vështirë për mua, isha i ri. Mjedisi, profesioni, dhe çdo gjë që lidhej me të…Por ia dola, ia dola! Faleminderit Zot.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50883 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE