Shpërthime të fuqishme në një depo raketash në kryeqytetin sirian Damask!

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthime të fuqishme në një depo raketash në kryeqytetin sirian Damask!

Shpërthime të fuqishme në një vend ku mbahen rezervat e raketave nga milicitë pro-iraniane në lindje të kryeqytetit të Sirisë, Damask. Mëngjesin e sotëm, banorët  dëgjuan shpërthimet që siç u shprehën kanë ardhur nga “një depo e milicive pro-Iranit” e që gjendet në një zonë malore në lindje të kryeqytetit. Lajmin e raporton Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata me seli në Britaninë e Madhe, informacionet i merr nga një rrjet burimesh brenda Sirisë. Duke folur për AFP-në, kreu i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman deklaroi:

Nuk e dimë nëse shpërthimet ndodhën nga një sulm ajror ose nga operacionet në terren.

Gjatë më shumë se një dekade luftë në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në territorin sirian, kryesisht duke shënjestruar forcat e mbështetura nga Irani e po ashtu luftëtarët e Hezbollahut, si dhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, tha se gjatë natës “janë dëgjuar shpërthime” në periferi të Damaskut.

Katër ushtarë sirianë dhe dy luftëtarë të mbështetur nga Irani u vranë të hënën e kaluar pas një sulmi ajror të Izraelit në afërsi të Damaskut, referuar informacioneve të Vëzhguesit.

“Sulmet ajrore kanë shënjestruar forcat e regjimit sirian, si edhe pozicionet ushtarake e depot e armëve që përdoren nga grupet e armatosura të mbështetura nga Teherani”, – bëri të ditur grupi monitorues.

Me mbështetjen e Iranit dhe gjithashtu të Rusisë, qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka rimarrë shumicën e territorit që rebelët siguruan në fillim të konfliktit që nisi në vitin 2011.

Izraeli rrallë komenton lidhur me sulmet që kryen në Siri dhe vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë Republikën Islamike që të zgjerojë praninë në këtë shtet.

Lufta në Siri ka vrarë mbi gjysmë milion persona e ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen nga territori i vendit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50620 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE