“Aty ka vdekur Ylli i vjetër”- Yll Limani flet për momentin e vështirë

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Aty ka vdekur Ylli i vjetër”- Yll Limani flet për momentin e vështirë

Së fundmi, Yll Limani ka rrëfyer në një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, disa detaje nga karriera e jeta e tij personale që nuk i kishte zbuluar më parë.

Në rrëfimin e tij të sinqertë Ylli foli ndër të tjera në lidhje me marrëdhënien me babain në punë, teksa kujtojmë se i ati i tij është po ashtu artist, një prej pjesëtarëve të grupit “Minatori”, megjithatë “shijet” e tyre në muzikë nuk përputhen edhe aq, duke bërë që të kenë “përplasje”.

Kështu, për herë të parë artisti rrëfeu se i ati i ka pregatitur një këngë, por për shkak të mospërputhjeve të shijeve muzikore, ajo këngë ende nuk është publikuar dhe nuk dihet nëse do të ndodhë.

Nga ana tjetër, Limani rrëfeu për herë të parë edhe një moment të vështirë që ka kaluar gjatë pandemisë, në vitin 2020, kur ka pësuar një “krizë identiteti” sic e quan ai.

“Unë kur flas për jetën time, them jeta para pandemisë dhe jeta pas pandemisë sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet, gjendesh përpara një pyetje të madhe, kush dreqin jam kur nuk këndoj”- u shpreh Ylli, ndërsa tha se pandemia “zhduku” Yllin e vjetër, atë që nuk dine ende se cfarë donte nga jeta dhe pati një “rilindje” të Yllit që njohim sot:

“Kam patur një krizë identiteti, sinqerisht ka qënë një thyerje. E di që njerëzit kanë humbur njerëz të dashur por në atë moment unë them ka vdekur Ylli i vjetër dhe u lind Ylli tjetër”.

Ylli ndër të tjera ka folur edhe për disa gjëra që nuk pëlqen tek karakteri i tij dhe ndoshta nuk do ta besoni por edhe pse është një djalë kaq i ëmbël dhe sic tha, shumë emocional, ai është shumë toksik me veten e tij, pra ai nuk i flet kurrë mirë vetes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE