Reagimi i Sarës pas hyrjes së Endrikut, gazetarja Albana Bejko reagon në TAR: “E pamaturuar, ka ende akoma inate…”!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi i Sarës pas hyrjes së Endrikut, gazetarja Albana Bejko reagon në TAR: “E pamaturuar, ka ende akoma inate…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Albana Bejko për të na folur pak se si po e sheh ajo këtë edicion të “BBV”. Hyrja e Endrikut shkaktoi polemika dhe Sara pati reagime të menjëhershme. Si e gjykon Albana qëndrimin e Sarës?

U duk sikur do të eskalonin gjërat sepse që në momentin që e pa përveshi mëngët, bëri një ngërdheshje në fytyrë kur flitej për të madje dhe kur ai ishte aty prezent. Më bëri përshtypje sepse lidhja e tyre kishte vite që kishte përfunduar dhe kishte kaq mllef dhe inate që u shfaqën dukshëm. Madje edhe në një bisedë që patën, aty mes rreshtave lexoje inatin e Sarës. Sado që Sara mundohej të tregonte që gjithçka kishte mbaruar fuste dhe fraza të tipit “uroj të kesh ndryshuar”. Është e dukshme që prezenca e Endrikut ka ndikim tek Sara. Sado që Sara do e kamufloj këtë, do vi një moment që do ta atakojë Endrikun dhe padashur mund të nxjerrë disa informacione dhe inate të hershme me të. Sara duket që është akoma e pamaturuar. Nëse përballesh më një ish-partner që kanë kaluar vite, edhe nëse gjërat nuk janë sqaruar, ne mundoheni që faljen dhe sqarimet t’i bëjmë fillimisht me veten. Nëse ti e ke zbrazur veten, tjetri nuk ndikon tek ty. Të gjithë kemi histori personale dhe sipas eksperiencave të mia mund të them që nëse i ke zgjidhur gjërat me veten në momentin që do e shohësh ish-in nuk do të ndikojë emocionalisht. Reagimi varet shumë nga karakteri yt si person.

Debati i Sarës me Bardhin për faktin që Meritoni nuk e ftoi në dasmën e tij me Ilnisën, si e komenton Bejko?

Sara e kishte të gjithë problemin se nuk po bëhej nuse. Kërkonte domosdoshmërisht dasmën gjë që nuk ndodhi edhe për shkak të natyrës naive dhe të sinqertë të Bardhit. Ai ka një naivitet të lezetshëm përballë strategjive të Sarës. M’u duk i egzagjeruar reagimi isaj vetem se nuk mori ftesë për në dasmë. Meritoni dhe Ilnisa nuk janë miqtë e saj që ajo të ketë të tilla reagime. Nuk mendoj që u prek nga ftesa, e gjeti si pretekst, po nxirrte inatin me faktin që nuk ishte ajo personi që do të rrëmbente skenën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE