Banorët e Fierzës protestë kundër guroreve: Dëmton natyrën; ndotet uji i pijshëm

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët e Fierzës protestë kundër guroreve: Dëmton natyrën; ndotet uji i pijshëm

Aktiviteti i guroreve dhe ndërtimi i një fabrike bitumi i ngritën në protestë mëngjesin e kësaj të hëne banorët e Njësisë Administrative Fierzës në Tropojë. Kundërshtimin e tyre e shprehën duke bllokuar me automjete aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Banorët shprehen shqetësimin se guroret por edhe ndërtimi i fabrikës do të dëmtojnë natyrën bashkë me të turizmin malor si dhe do të ndikojnë në ndotjen e ujit të pijshëm. Po ashtu ata ngritën pretendime se subjektet që po operojnë në këtë zonë nuk kanë dokumentacione ligjore.

Bllokimi i rrugës përmes makinave shkaktoi radhë automjetesh të hënën. Kjo nuk është hera e parë që banorët e Fierzës protestojnë mbi punën e guroreve dhe ndërtimet për fabrikën e bitumit por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar nga autoritetet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE