Microsoft mbyll aplikacionin Cortana në Windows 11!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Microsoft mbyll aplikacionin Cortana në Windows 11!

Microsoft ka mbyllur aplikacionin e saj Cortana për Windows 11. Një përditësim i ri i Cortana e çaktivizon asistenten digjitale, tri vite pasi që Microsoft gjithashtu e kishte mbyllur aplikacionin Cortana për iOS dhe Android. Nëse tentoni të hapni Cortana-n në Windows 11, ju do të shihni një njoftim mbi atë se si aplikacioni tani është mbyllur dhe një link i cili ju çon tek një artikull i cili flet për ndryshimin.

Microsoft tani planifikon që në vjeshtën e 2023-shit t’i japë fund mbështetjes të Cortana edhe tek Teams në telefona, Microsoft Teams Display dhe Microsoft Teams Rooms. Spas Microsoft, Cortana e integruar në Outlook për telefona do të vazhdojë të jetë në dispozicion. Cortana kishte nisur funksionin si asistente digjitale në Windows Phone, përpara se Microsoft ta shtonte atë si asistente edhe tek Windows 10 në vitin 2015.

Në fakt Cortana e kishte të vështirë të garonte me rival si Alexa ose Google Assistant, pavarësisht ridizajnimit për iOS dhe Android. Rikujtojmë, se një panel këshillues i sigurisë kibernetike në SHBA do të hetojë rreziqet në teknologjinë cloud, i cili do të përfshijë edhe hetimin e rolit të Microsoft në sulmin e fundit në sistemet e postës elektronike, i cili dyshohet të jetë kryer nga hakerët kinez. Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike (CSRB) do të fokusohet në rreziqet për infrastrukturën e teknologjisë cloud, duke përfshirë menaxhimin e identitetit dhe vërtetimit dhe do të shikojë të gjithë ofruesit përkatës të shërbimeve cloud.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE