Miqësorja e luksit, Egnatia mposhtet 4-2 nga Interi por pasi e befasoi në fillim!

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqësorja e luksit, Egnatia mposhtet 4-2 nga Interi por pasi e befasoi në fillim!

Skuadra e Egnatias së Rrogozhinës u mposht 4-2 në miqësoren e djeshme të luksit ndaj Interit të Milanos, të luajtur në stadiumin Mazza në Ferrara të Italisë. Paraqitja e Egantias përballë finalistëve të Ligës së Kampioneve ishte mjaft pozitive teksa vetëm në minutat e fundit, Interi arriti të përmbysë rezultatin.

Në pjesën e parë, ishte Egantia që kaloi e para në avantazh falë golit të Dëamenas në minutën e 6-të duke shtangur zikaltrit, të cilët kërkuan me ngulm golin e barazimit, por pa mundur të kalojnë portierin Alan Sherri, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Në pjesën e dytë ishte mesfushori italian Nicolo Barrella, i cili barazoi në minutën e 55-të me një goditje në ajër në hyrje të zonës, pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë i Bastonit.

Por, Egnatia nuk u ndal, teksa kaloi sërish në avantazh në minutën e 68-të pas një penalltie të fituar për prekje të topit me dorë nga kapiteni i Interit, Lautaro Martinez. Ishte Fernando ai që ktheu në gol penalltinë, duke kaluar Egnatian sërish në avantazh 2-1.

Pas këtij momenti, trajneri i Interit, Inzaghi bëri një sërë zëvendësimesh dhe Interi barazoi në minutën e 80-të me Lautaro Martinez.

Tre minuta më pas ishte sërish argjentinasi që kaloi në avantazh skuadrën zikaltër pas njëjpenalltie të fituar nga ai vetë dhe të kthyer në gol.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i katërt për Interin me autor të riun Stabile, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Pavarësisht humbjes, Egnatia e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, largohet me kokën lart nga kjo miqësore duke shtangur për shumë minuta finalistët e Ligës së Kampioneve sezonin e shkuar.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.

Trajner: S. Inzhagi

EGNATIA: Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Memolla, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Paulauskas, Dëamenas.

Trajner: E. Tetova

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE