“The runner”, në Tiranë arrestohet autori i dyshuar i 5 vjedhjeve nga të cilat 3 me dhunë!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“The runner”, në Tiranë arrestohet autori i dyshuar i 5 vjedhjeve nga të cilat 3 me dhunë!

Kapet në Tiranë autori i dyshuar i 5 vjedhjeve, 3 prej tyre të kryera me dhunë. Në kuadër të operacionit të koduar “The runner”, blutë e Komisariatit Nr.1 arrestuan një 40-vjeçar, si dhe një 41-vjeçar që përvetësoi sendet e vjedhura prej tij. Grabitja më e fundit datonte dy ditë më parë, më 16 gusht.

Njoftimi zyrtar:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The runner”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:  A.SH. alias J.N., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”; R.P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale apo veprimtaria kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A.SH. alias J.N., gjatë muajit gusht ka kryer 5 vjedhje të ndryshme, 3 prej të cilave me dhunë, konkretisht:

Në datë 02.08.2023 ka vjedhur sende personale në një automjet, në rrugën “Ali Demi”;

Në datë 10.08.2023 i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, në rrugën “Ali Demi”;

Në datë 11.08.2023, ka vjedhur një ekran (monitor) në një biznes, në Rrugën e Elbasanit;

Në datë 16.08.2023 i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një shtetasi, në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë dokumentimit të plotë ligjor të vjedhjeve të kryera nga 40-vjeçari, ka rezultuar se sendet e vjedhura prej tij i përvetësonte shtetasi R.P., i cili i shiste në dyqanin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një varëse dhe një aparat celular, të dyshuar të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE