Rritet siguria në plazhe në New York, dronët vijnë në ndihmë për të parandaluar sulmet e peshkaqenëve!

vovalbania August 15, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rritet siguria në plazhe në New York, dronët vijnë në ndihmë për të parandaluar sulmet e peshkaqenëve!

Ujërat më të ngrohta dhe më të pastra afër bregut në Long Island të Nju Jorkut, vitet e fundit kanë sjellë një numër në rritje të peshqive të vegjël në këtë zonë dhe me to edhe peshqit më të mëdhenjë të cilët i hanë ata, përfshirë edhe peshkaqenët. Në një mënyrë, kjo është shenjë e mirë për mjedisin, por është komplet diçka tjetër për notarët, sërfistët dhe vizitorët e plazheve.

Zyrtarët e sigurisë në një plazh në Nju Jork kanë ngritur numrin e përdorimit të dronëve në përpjekje për të parandaluar skenaret potencialisht të rrezikshme mes njerëzve dhe peshkaqenëve. Rojet e shpëtimit dhe oficerët e policisë së Parkut të Shtetit të Nju Jorkut në Jones Beach, një park shtetëror që shtrihet mbi 10 kilometra përgjatë bregut jugor të Long Island dhe mirëpret gjashtë milionë vizitorë në vit, po përdorin teknologjinë për të monitoruar ujërat jashtë bregut, raporton CNN.

Kur ata dallojnë peshkaqenë ose aktivitet të pazakontë të jetës detare, ata mund t’i paralajmërojnë notarët në mënyrë që të qëndrojnë në plazh. Programi i gjurmimit filloi në vitin 2017, por tani ka marrë hov pas një sulmi të ashpër të peshkaqenëve në plazhet e Nju Jorkut këtë verë. Ndërsa rreziku për t’u sulmuar nga një peshkaqen mbetet i ulët, vetëm këtë javë, një grua 65-vjeçare u shtrua në spital pasi u kafshua nga një peshkaqen në Rockaway Beach në Queens.

Të nesërmen, rojet e plazhit në Jones Beach ndaluan hyrjen në ujë pas disa pamjeve të mundshme të peshkaqenëve, dy prej të cilëve u bënë me drone. Rishi Basdeo, kapiten i Park Police, deklaroi në një prononcim për CNN muajin e kaluar , përpara sulmit të fundit, i cili ndodhi në një plazh tjetër:

Nuk mund të parashikoj se nëse do të ketë më shumë kafshime ose sulme nga peshkaqenët, por ajo se çfarë mund të them është se sa më shumë dronë të ketë në ajër, aq më shumë ka gjasa që t’i shohim këto kafshë në habitatin e tyre natyral.

Policia e Parkut të Shtetit të Nju Jorkut operon një flotë prej 19 dronësh përgjatë Jones Beach, të përdorur nga rojet e shpëtimit me ndryshim nga oficerët të cilët mund të bëjnë monitorim më të zgjeruar nëpërmjet një qendre komandimi në lëvizje që udhëton lart e poshtë plazhit nëse diçka e pazakontë është vërejtur në ujë. Brenda furgonit të qendrës së komandës, oficerët mund të shikojnë një transmetim të drejtpërdrejtë të pamjeve të dronit në një ekran televiziv për të përcaktuar nëse notarët duhet të largohen nga uji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE