U dogj afati për të marrë detyrën e kryebashkiakut; Omonia protestë në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit

vovalbania August 15, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
U dogj afati për të marrë detyrën e kryebashkiakut; Omonia protestë në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit

Tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk ka mundur të bëjë betimin.  Ai ndodhet në burg me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe pret të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zoti Beleri i ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

Ligji shqiptar për vetëqeverisjen vendore parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë ndërpritet kur nuk paraqitet në detyrë më shumë se 3 muaj pandërprerë dhe dita e djesghme, 14 gushti shënoi përmbylljen e këtij afati.

Organizata e pakicës greke “Omonia” thirri mbrëmjen e sotme një protestë në Himarë ku morën pjesë përkrahës të zotit Beleri, përfaqësuesit politikë të Koalicionit “Bashkë fitojmë “ dhe kryetarët e bashkive të dy qyteteve më të mëdha greke, Athinës dhe Selanikut dhe bashkive fqinje Gumenicvës dhe Korfuzit.

Folësit në tubim, mes të cilëve Ivi Kaso, Sekretari i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Vangjel Dule, deputet i Partisë së të Drejtave të Njeriut, Ylli Manjani, ish Ministër i Drejtësisë kërkuan lirimin e menjëhershëm, kryerjen e betimit dhe marrjen e detyrës nga Fredi Beleri.

Dy kryetarë të bashkive më të mëdha në Greqi, ai i Athinës Kostas Bakojanis dhe kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas u shprehën se ishin në mbështetje të kryetarit të zgjedhur të bashksië së Himarës.

“Paraburgimi është i paligjshëm, është shkelje e të drejtës dhe prezumimit të pafajësisë”, tha kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis. Sipas tij Beleri “ka të drejtë të betohet dhe të marrë detyrën për të cilën e votuan qytetarët”.

“Dëshirojmë të mirëpresim Shqipërinë në famljen europiane, duam që të jetojmë të gjithë së bashku në shtëpinë tonë europiane, por kjo shtëpi do themele të fuqishme demokracine, shtetin e së drejtës, të drejtat politike, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha Bakojanis.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë ka sjellë kohët e fundit një acarrim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Athina zyrtare ka këmbëngulur se pengimi sipas saj i zotit Beleri për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës do të sjellë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare është shprehur se pavarësia e organeve të drejtësisë duhet respektuar dhe duhet të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike”.

Fredi Beleri ndodhet në paraburgim që nga ndalimi i tij nën dyshimet për shitblerje votash dy ditë para zgjedheve ndërsa Pandeli Kokaveshi, personi tjetër nën akuzë, , është lënë në masën e arrestit në shtëpi , prej gjendjes shëndetësore.

Bashkia e Himarës vijon të drejtohet prej vitit 2011 nga Jorgo Goro, përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili në zgjedhjet e fundit humbi me një diferencë shumë të vogël votash me zotin Beleri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48695 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE