Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Dibër pas një konflikti, arrestohet autori

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Dibër pas një konflikti, arrestohet autori

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë një 26-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me kaçavidë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje.

Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Lajm ne përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE