Zyrtarë e trafikantët sëmuren në burg/ GJKKO, në një vit 67 kërkesa për ndryshime mase për arsye shëndetësore

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtarë e trafikantët sëmuren në burg/ GJKKO, në një vit 67 kërkesa për ndryshime mase për arsye shëndetësore

Në burg ata preken të gjithë nga sulmet e atakut. Në vend të parë qëndrojnë ish funksionarët nën hetim nga SPAK dhe me pas vijnë të dyshuarit e drogës. Në një vit gjykata e posaçme ka shqyrtuar 67 kërkesa për ndryshim mase ndaj të dyshuarve që këmbëngulin se vuajnë nga tensioni , diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Por që të gjithëve iu është refuzuar kërkesa për të lënë burgun e për tu kuruar në shtëpi

Në krye të një muaji si i paraburgosur dhe nën hetim për shpërdorim detyre edhe ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, u soll me urgjencë në spitalin e burgut. Edhe ish-funksionari Fran Tuci vuante nga problemet e diabetit dhe problemet kardiake

Më herët probleme me diabetin shfaqi edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, ish kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, Lefter Alla ish kryebashkiak i Bulqizës, i cili të këmbëngulë se i rrezikohet jeta në qeli. Por gjykata antikorrupsion urdhëroi riekspertim mjekësor.

Edhe Fredi Beleri thotë se i rrezikohet jeta në qeli nga problemet shëndetësore dhe në datë 21 gusht gjykata do ta shqyrtojë kërkesën e tij

“Ka një vendim të gjykatës së lartë në maj 2023, që thotë duhen liruar vetëm në kushtet kur u rrezikohet jeta.”- tha Alban Qafa, avokat.

Erinda Ballanca thotë për TCH se ndonëse shërbimi mjekësor nuk mungon në burgje, Avokati i Popullit ka dorëzuar një seri rekomandimesh.

“Në një numër jo të vogël burgjesh mungon numri i duhur i mjekëve dhe personave që janë staf ndihmës për të dhënë asistencë mjekësore. Arsye thelbësorë mund të jetë paga e ulët“- tha Erinda Ballanca.

Burimet i thanë Top Channel se për disa ekspertiza të lëshuara nga IML po kryhen hetime nga prokuroria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE