I publikoi foto intime ish të dashurës në faqe porno, i riu e pëson keq!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I publikoi foto intime ish të dashurës në faqe porno, i riu e pëson keq!

Një grua nga Teksasi ka arritur të fitojë 1.2 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi juria në gjykatë vendosi se ajo ishte viktimë e një skeme hakmarrëse pornografike të ish të dashurit të saj. Gruaja, e njohur vetëm me inicialet DL, ngriti një padi për ngacmim kundër ish të dashurit të saj në vitin 2022, ku pretendonte se ai postoi foto intime të saj në internet.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gruaja dhe ish i dashuri filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016. Me besim të plotë gruaja i ka dërguar ish të dashurit foto intime të saj gjatë lidhjes. Por, kur u ndanë në vitin 2021, ai i ka postuar fotot e saj intime në platformat e mediave sociale dhe faqet e internetit të të rriturve pa pëlqimin e saj.

Ai dyshohet se fotot ua nisi po ashtu miqve dhe familjes së saj përmes një dosjeje në Dropbox. Ish i dashuri u akuzua gjithashtu se kishte akses në telefonin e viktimës, llogaritë e mediave sociale dhe e-mailin e saj, si dhe në sistemin e kamerave të sigurisë në shtëpinë e nënës së saj, të cilat i përdori për ta spiunuar atë. Në një moment, i pandehuri dyshohet se i dërgoi gruas një mesazh, ku e kërcënonte me publikimin e imazheve.

Avokatët e gruas në gjykatë argumentuan se ish i dashuri i saj postoi fotot për të shkaktuar një kombinim të abuzimit psikologjik, dhunës në familje dhe abuzimit seksual përmes fotove te viktima. Avokatët fillimisht i kishin kërkuar jurisë 100 milionë dollarë dëmshpërblim. Juria më pas vendosi se ai duhet t’i paguajë gruas 200 milionë dollarë për ankthin e shkaktuar në të kaluarën dhe që do ta ndjekë edhe në të ardhmen, si dhe 1 miliardë dollarë si dëmshpërblim shembullor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49185 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE