Rusia njofton se rrëzoi tre dronë ukrainas në afërsi të Moskës!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia njofton se rrëzoi tre dronë ukrainas në afërsi të Moskës!

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se rrëzoi tre dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, ndërsa kryeqyteti rus po përballet me një varg sulmesh ajrore kohët e fundit. Në postimin në Telegram të këtij dikasteri shkruhet:

Ukraina sulmoi në orën 05:00 të mëngjesit, duke përdorur tre mjete ajrore pa pilot ndaj objekteve në rajonin Kaluga. Të gjithë dronët u identifikuan dhe u shkatërruan në kohë nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë.

Guvernatori i Kalugas, Vladislav Shpasha, konfirmoi se dronët u rrëzuan në jug të rajonit, qindra kilometra larg jugperëndimit të Moskës.

Nuk ka pasoja në njerëz dhe infrastrukturë.

Ky sulm ajror është i pesti për këtë muaj në rajonin Kaluga. Katër të tjerët datojnë më 3, 7, 10 dhe 12 gusht. Më parë, kryeqyteti rus dhe rrethinat e tij nuk ishin sulmuar gjatë luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e nisi në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Javën që shkoi, dy sulme me dronë u regjistruan në zonën financiare të Moskës. Njëri prej tyre shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë të lartë biznesi. Në muajin maj, disa dronë u rrëzuan pranë Kremlinit.

Më 30 korrik, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se po afrohej lufta në Rusi. Zelensky shprehej:

Dalëngadalë, lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike e në bazat ushtarake. Dhe kjo është diçka e pashmangshme, e natyrshme dhe plotësisht e drejtë.

Gjatë një vizite në qytetin Ivano-Frankivsk në fund të muajit të kaluar, gjithashtu Zelensky i paralajmëroi ukrainasit që të jenë të gatshëm për sulme shtesë nga Rusia në infrastrukturën e vendit e të përgatiten që tani për muajt e dimrit. Ai paralajmëroi për sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjitike.

Ukraina po forcohet, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ashtu si vitin e kaluar, terroristët rusë mund të sulmojnë sektorin tonë të energjisë dhe objektet e rëndësishme këtë dimër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE